Kultivimi i kanabis, OSBE:
Vendorët të bashkëpunojnë

Kultivimi i kanabis, OSBE:<br />Vendorët të bashkëpunojnë
TIRANE- Parandalimi dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike mblodhi sot në një tryezë zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit përfaqësues të misionit PAMECA dhe ambasadorin Wollfarth.

Ambasadori tha se “Eliminimi i prodhimit dhe kultivimit të lëndës narkotike është cështje me interes kombëtar. Prodhimi lëndës narkotike sfidojnë shtetin e së drejtës dhe ekononimë”

Sipas atij lufta kundër kultivimit të lëndës narkotike është i detyrueshëm dhe bashkëpunimi polici qeveri vendore në mënyrë konstruktive, është i domosdoshëm.

“Policia nuk mund të arrijë asgjë pa mbështetjen e komunitetit. Mbështetja dhe bashkëpunimi i qeverisë vendore është i domosdoshëm dhe vendimtar për procesin. Bashkitë kanë detyrim ligjor moral për të luftuar kultivimin e drogës”- nënvizoi ambasadori Wollfarth, në takimin vjetor për luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike të zhvilluar në Hotel Tirana.

Ambasadori i OSBE-se mbylli fjalën e tij duke i kujtuar zyrtarëve të policisë se "arritjet tuaja do ju ndihmojnë për një Shqipëri më të qetë dhe të sigurtë."
Nga ana e tij ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe drejtori i policisë së Shtetit Hysni Burgaj tha se lufta kundër kultivimit të drogës është prioritet i qeverisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit

Ulja e temperaturave, ngrin segmenti i rrugës së Arbrit