TIRANË- Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka deklaruar se në Tiranë ka zona problematike të kultivimit të kanabisit, ku ai ka veçuar Komunën e Baldushkut, të Bërzhitës dhe të Vorës.
Këtë Vorpsi e ka bërë të ditur gjatë një takimi të organizuar në hotel “Mondial”, ku të pranishëm janë përfaqësues të policisë, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa dhe kryetar komunash.
Një problematik tjetër të cilën e ka adresuar Vorpsi është edhe shitja e lëndëve narkotike nga shitës ambulant nëpër shkolla.
Ndërkohë që kryetarët e Komunave të PD-së, nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Prefektit të Tiranës. Ata nuk janë të pranishëm në takimin e organizuar mbi kultivimin e kanabisit në Tiranë.
Ndërsa Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa tha se është i nevojshëm bashkëpunimi institucional në mënyrë minimizimin e veprave kriminale.
JA ZONAT KU JANË EVIDENTUAR RRËNJË KANABISI
Sipas prefekti të Tiranës, “Qarku i Tiranës nuk është në hartën e nxehtë të qarqeve problematikë”, por janë disa zona ku duhet të merren masa.
- Komuna Baldushk ku në fshatin Vrap dhe Shpat, janë kapur mbi 100 rrënjë Cannabis e janë proceduar personat përgjegjës. Gjithashtu në Komunën e Bërzhitës, në fshatin Lug dhe Lug – Shalqizë janë kapur mbi 200 rrënjë dhe janë proceduar personat përgjegjës.
- Në fshatin Dritas Tapizë, të komunës Zall - Herr, janë kapur në flagrancë 2 raste të kultivimit. Ka pasur një rast në komunën Vaqarr e një rast në komunën Ndroq. Me të njëjtën problematikë ballafaqohen edhe fshati Kuq dhe Palaq në Komunën Prezë.
- Nga problematikat që ka ngritur policia e Komisariatit 4, shohim se në Komunën Zall – Bastar dhe Komunës Shën Gjergj, kanë filluar hapat e parë të drejt mbjelljes në vazo për ta kultivuar atë më pas në masë më të gjerë.
- Në bashkinë e Vorës është ngritur problematika se kjo zonë më shumë , për transportin e lëndëve narkotike, si pasojë e pozicionit strategjik nga dalja e kryeqytetit për në Portin e Durrësit.Një nga problematikat e ngritura nga Kryetari I Komunës Zall –Bastar ka qenë se vetëm 30% e pyjeve është në pronësi të Komunës dhe pjesa tjetër është në pronësi të Ministrisë së Mjedisit.
SHITET KANABIS NË SHKOLLA, POLICIA BASHKIAKE JO EFICENTE
Problematike janë edhe zonat urbane, tregoi Prefekti. Sipas tij, shitës ambulantë vendosen pranë shkollave dhe i shesin të rinjve kanabis, ndërkohë që ai bën të ditur se Policia Bashkiake nuk i përgjigjet problematikës.
“Zonat urbane, por edhe në ato rurale të Qarkut të Tiranës vihet re problematika e përdorimit të lëndëve narkotike kryesisht në shkolla. Shpesh këtë problem e krijojnë edhe shitësit ambulantë që tregtojnë rreth oborreve të këtyre institucioneve, që edhe pse pas kërkesave e ankesave të vazhdueshme të drejtorive të shkollave përkatëse pranë policisë Bashkiake të Tiranës, kjo e fundit duket se nuk është përgjigjur në mënyrë eficente dhe koherente për këtë problem”, tha Vorpsi.
Ai bëri apel që komuniteti që të sinjalizojë policinë në rast konstatimi të kultivimit të kanabis në një zonë të caktuar.
ÇIPA: LUFTA KUNDËR ORGANIZATAVE KRIMINALE, BASHKËPUNIM MË I NGUSHTË MES INSTITUCIONEVE
Ndërsa Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka vënë theksin tek bashkëpunimi i institucioneve për “zhbërjen e kultivimit të kanabisit”.
“Lufta kundër grupeve dhe organizatave kriminale do të vazhdojë të mbetet në qendër të vëmendjes së strukturave te policisë së qarkut Tiranë. Rritja e efikasitetit në këtë veprimtari, kërkon ngritjen në nivel më të lartë të bashkëpunimit mes institucioneve dhe agjensive të zbatimit të ligjit. Në këtë drejtim, është e nevojshme të vazhdojë me intensitet puna përgatitjen e rezultateve të qëndrueshme të drejtuara nga hetimet dhe bashkëpunimi me pushtetin lokal”,- tha Çipa.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vora e Bërzhita më problematiket"">