Kultivimi i kanabisit/ Guardia di Finanza 62 misione fluturimi, 191 mijë bimë të asgjësuara! Proda: Ka shtim të shtëpive të barit! Lufta jonë tani përqëndrohet këtu

Nga 2 maj e deri më 31 tetor të këtij viti, Policia Shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kanë mundur kanë bërë të mundur gjetjen dhe asgjësimin e mbi 109 mijë bimëve dhe fidanë kanabisi dhe me bilanc 128 të arrestuar në flagrancë. Të proceduar janë edhe 103 zyrtarë vendorë. Janë kryer 62 misione fluturimi nga Guadia di Financa.

“Në 2024, janë trajtuar mbi 5 mijë info, janë ndjekur 103 përgjime parandaluese, referuar 119 procedime proaktive. Bbashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Nga gruardia di finanza me helikopterë dhe avionë me pajisje të teknologjisë së fundit. Interforcë dhe të gjtihë kolegët italianë’, tha Ilir Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Proda tha se ka shtim të shtëpive të barit.

Kemi përqëndruar luftën në kultimin në ambienteve të brendshme. Ka shtim të rasteve në ambiente të mbyllura', tha Proda. 

Drejtori i shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në policinë italiane Gjeneral brigade Xhanpiero Jani dhe Luigi Vinciguerra folën për 62 misione fluturime që kanë çuar në kontrollin e rreth 50% të territorit nga ajri me pajisje të sofistikuara.

‘Pajisje të sofistikuara për monitorimin nga ajri. Nisëm më 2 maj dhe përfunduan më 31 tetor duke mbuluar të gjitha fazat e kultivimit të kanabisit’, tha Xhanpiero Jani.

 “10 vjet bashkëpunim!  58 misione nga 4 misione screening. E nisëm në maj për të mos lejuar kultivimin e hershëm të mbjelljes së bimëve narkotike. zgjati deri në tetor për të shmangur mbjelljen e vonshme. në 2024 sip e monitoruar 48.8 për qind e territorit shqiptar. rritja e misionit në 2024 në 185 orë fluturim dhe me pajisje më të mira kanë bërë që të vijmë në këto rezultate. Duke pasur parasysh edhe të dhënat nga policia. Nëpërmjet vendosjes së sensorëve u mundësua përcaktimi i gjatësive të valës elektromanjetikë që lëshon kanabisi. Në 2023 64 misione, 108 mijë 882 bime. në 2024 62 misione dhe mbi 109 mijë bimë”, tha Luigi Vinciguerra.

Ajo çfarë kanë zbuluar autoritetet e Guiardia Di Finanzas, është tendenca për të kultivim në veri të vendit dhe në parcela më të vogla por më të ngjeshura.

“Org kriminale kanë preferuar veriun për kultivim. Ka rritje të bimëve të gjetura e asgjësuara dhe më pak plantacione 595 plantacione. Përdorim parcela më të vogla, më të vështira për t’u gjetur. Sipërfaqe me të reduktuar por mbjellje më të ngjeshur. (trend i ri kriminal)”.

Premtimi është që bashkëpunimi Shqipërinë të vijojë deri në shkatërrimin përfundimtar të fenomenit të kultivimit të kanabisit. Për ambasadorin e Italisë në Shqipëri, krimi duhet goditur aty ku i dhemb më shumë, te pasuritë e vëna nga veprimtari të paligjshme.

 “Duhet çuar para ky bashkëpunim. të çojmë përpara punën për ta luftuar pasuritë e ngritura nga krimi. të luftohet aty ku i dhemb më shumë, te pasuritë”, tha Fabrizio Buçi.

Në sajë të punës së përbashkët, tha Ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj, Shqipëria ka dalë nga harta globale e kultivimit të kanabisit, ndërsa në fund kryepolici Ilir Proda i akordoi gjeneralëve italianë certifikata për shërbime të dalluara.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor