GJKKO ka vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si dhe ka pezulluar nga detyra Vlora Hysenin, drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ndërkohë SPAK po zhvillon kontrolle në banesën e Ilir Prodës, ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Veç Prodës, po kontrollohen edhe banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë.
Operacioni lidhet me fraksionin e AKSHI-t për hetimet ndaj Ergys Agasit, i cili u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Në momentin e arrestimit, Ergys Agasi shoqërohej nga Uljan Shpataraku, një prej njerëzve të besuar të Prodës. Ai u shkarkua nga radhët e bluve nga Skënder Hita. Më 6 gusht, Shpataraku ishte shpallur në kërkim pas një konflikti në një hotel në Dhërmi ku kishte kërcënuar stafin pasi s’i pëlqente shërbimi.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.










Komente
Komento