Kultivimi i mariuanes, helikopterë
italianë mbi Lazarat

Kultivimi i mariuanes, helikopterë<br />italianë mbi Lazarat
ROME- Policia italiane dhe ajo shqiptare do të duhej të bashkëpunonin ngushtë me ekipe të veçanta për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike",- është shprehur në Tiranë, gjenerali i Guardia di Financias italiane Fabrizio Lisi, drejtor i shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në ministrinë e brendshme dhe drejtues i interpolit italian. "Nga 2009-ta ekziston një plan aksioni për të zhvilluar aktivitetitin kundër aktiviteteve kriminale. Tani ne po perfeksionojmë taktikat për të përforcuar bashkëpunimin në disa sektorë përfshirë këtu edhe kontrollin aeronautik, shpjegoi gjenerali Lisi për agjencinë e lajmeve ANSA, duke vazhduar më tej se "po përfundojmë një formë të bashkëpunimit për të rimarrë kontrollin e territorit, qoftë edhe për të identifikuar terrenet ku kultivohet droga, qoftë edhe për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike".

Helikopterë e policisë italiane janë angazhuar në zbulimin e plantacioneve të marjiuanës në Shqipëri, por një aktivitet i tillë është ndërprerë në vitin 2004, pasi një helikopter u godit nga breshëri kallashnikovi, ndërsa ai ishte duke fluturuar mbi fshatin Lazarat, pranë Gjirokastrës, në jug, një zonë që konsiderohet si një simbol për kultivimin e marihuanës. Sot e kësaj ditë fshati Lazarat vashdon të kultivojë lëndë narkotike, duke bërë që sasi të konsiderueshme droge të trafikohen në Greqi, Itali, Kosovë madje deri në Gjermani dhe Hollandë. Në Tiranë gjenerali Lisi ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të librit: "Ura Itali-Shqipëri, në mes të BE-së dhe Ballkanit", shkruar nga Prefekti Xhuzepe Fera, ish-zëvendës drejtor i përgjithshëm i sigurisë publike dhe ish zëvendës drejtor i përgjithshëm i Policisë penale Italiane nga viti 2001 deri në vitin 2004, me kontributin e Prefektit Nikolla Simone, drejtori i parë i misionit të përbashkët në Tiranë. Libri është i përkushtuar për të 15 vitet e bashkëpunimit mes forcave policore të të dy vendeve.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik

Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik