Kultivoi 1100 rrënjë kanabis në Pult të Shkodrës në vitin 2016, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

Kultivoi 1100 rrënjë kanabis në Pult të Shkodrës në vitin 2016, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari

Foto ilustruese

Një 31-vjeçar i identifikuar si Gjon Kodraj është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohej për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.  

Gjon Kodraj dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2016 ka kultivuar në territorin e fshatit Pult, Shkodër, rreth 1100 bimë narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, gjatë kontrollit të territorit të këtij fshati. 10 persona nga grupi i tij u dënuan në vitin 2018 me 42 vite 5 muaj burg ndërsa 8 të tjerë u dënuan me 28 vite e 8 muaj burg por u lanë të lirë me kushtin që për 4 vite të mos kryejnë vepër penale.

Kodra ishte bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike në Dukagjin, ku u zbulua kanabisi pas operacionit të policisë “Early Spring” me 28 shkurt të vitit të 2017.

SKEMA SI FUNKSIONONIN
Në vendimin që ka dhënë gjykata e shkallës së parë vërehet se mes këtyre 27 shtetasve të përfshirë bashkëpunimi nuk është i përhershëm për një ose disa parcela të mbjellë me cannabis sattiva, por një bashkëpunim sipas nevojave të ndersjellta të të pandehurve, ku secili, ose një grup i vogel prej tyre, kishin parcelat e veta por jepnin ndihmesën dhe për parcelën, ose parcelat, e një të pandehuri tjetër ose grupi tjetër. Pra ishte krijuar një lloj ekonomie bujqësore që shfrytëzonte toka të siguruara në territore me pronësi shtetërore (mes pyjeve dhe livadheve) e bazuar në kultivimin e bimëve narkotike, ku shprehet një lloj bashkëpunimi i veçantë mes kultivuesve për ndihmë të ndërsjelltë, që konsistonte në sigurimin e fidanëve, vendosjen e një farë rregulli për shfrytëzimin e burimeve ujore (shumë e domosdoshme në kultivimin e bimëve narkotike), ruajtjen e parcelave nga demtimet, kembimin e informacioneve mes tyre, sidomos të levizjeve të policisë në zonë.

Madje ato bashkëpunonin për të siguruar edhe informacion nga policia dhe shperndarjen e këtij informacioni tek të gjithë kultivuesit. Vihet re kjo nga pergjimet, jo vetëm tek përmbajtja e tyre, ku duket qartë bashkëpunimi spontan dhe sipas nevojave të rastit, por edhe fakti që janë të gjithë të pandehurit që komunikojnë njeri me tjetrin , direkt ose indirekt. Këta të pandehur kanë bashkëpunuar mes tyre që në ndarjen e zonave, në gjetjen e farave, në kultivimin e bimëve dhe në ujitjen e tyre, në ndarjen e rradhës për ujitje dhe të punëtorëve dhe ndarjen e mjeteve të ujitjes, burimeve, zorrëve, pompave të ujit dhe xheneratorëve, etj, dhe po nga këta të pandehur është bërë edhe ruajtja e parcelave, si dhe komunikimet mes tyre në ruajtjen nga policia si të parcelave dhe ashtu edhe të bashkëpunëtorëve në mënyrë që të mos i gjendeshin sende të kundraligjshme në banesa dhe në vendet ku qëndronin dhe mos gjetjen e bashkëpunëtorëve dhe punëtorëve të paguar prej tyre. Sipas gjykates kjo e bën, në të shumtën e rastëve, shumë të veshtirë ose të pamundur identifikimin e përkatësisë së sipërfaqes së kultivuar por del qartë dhe pa asnjë dyshim se të gjithë të pandehurit janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në përgjimet që kanë personat, në disa raste bashkëpunonin për të shitur kilogramët e canabisit pasi e prodhonin apo ndihmonin njëri-tjetrin në ruajtjen e parcelave. Gjatë bisedave këshillonin njëri-tjetrin që në disa raste të qëllonin me armë ndaj policisë kur efektivët shkonin për të asgjesuar parcelat apo kishin dyshime për dekonspirim mes të njohurve të përbashkët ose në disa raste jepnin siguri për mbrojtje nga policia për parcelat e tyre. Pas hetimit disa mujor, më pas asgjesimit të 166 parcelave me gati 32 mijë rrënjë cannabis sativa, fillimisht gjykata e shkallës së parë dha vendimin dhe më pas gjykata e apelit në Shkodër përmes formës së prerë dënoi 42 vite 10 shtetas dhe 28 vite 8 të tjerë duke i lënë të lirë me kushtin që për 4-5 vite të mos kryejnë vepër penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë