Kultivoi kanabis në një fshat të Matit, arrestohet 33-vjeçari! Në hetim kryeplaku

Kultivoi kanabis në një fshat të Matit, arrestohet 33-vjeçari! Në hetim kryeplaku

MAT- Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Matit, pasi kishte kultivuar kanabis në fshatin Rreth Baz. I riu Dhimitër Gjinaj u kap në flagrancë teksa po kujdesej për lëndët narkotike që kishte kultivuar.

Po ashtu, policia njofton se ka vënë në hetim për shpërdorim detyre kryeplakun e fshatit.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera kundër kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Mat finalizoi operacionin policor të koduar “End”. Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. Gj., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth Baz, i cili u kap në flagrancë teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte mbjellë në pyllin e fshatit ku banonte.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin R. D., kryetar i fshatit Rreth Baz”, njoftoi policia.

Asgjësohen nëpërmjet djegies dhjetëra bimë narkotike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Dërgova raport negativ

'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Dërgova raport negativ