Kultivoi kanabis, vihet në pranga autori në Lezhë! Sekuestrohen 5700 bimë

Kultivoi kanabis, vihet në pranga autori në Lezhë! Sekuestrohen 5700 bimë

Kanabisi në Lezhë

LEZHË- Një person është vënë në pranga në Lezhë pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 5700 bimëve narkotike.

I arrestuari dyshohet gjithashtu se ditën e djeshme, ka dhunuar rëndë fizikisht një person, gjatë një konflikti të çastit, ndërmjet tyre.

Në kuadër të kësaj faze, në fshatin Zimaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar, 5700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këto veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike” dhe "Plagosja e rëndë me dashje".

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!