LUSHNJE- Një 50- vjeçar ka përfunduar në pranga në fshatin Ballagat të Lushnjes, pasi në oborrin e shtëpisë kishte kultivuar kanabis. Mësohet se i arrestuari është Tasim Balla, 50 vjeç ndërkohë që djali i tij, S.B, 24 vjeç është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, në oborrin e banesës së Tasim Ballës janë gjetur të kultivuara 32 bimë kanabis, ndërsa nga kontrollet e ushtruara është sekuestruar edhe një sasi prej 5 kilogramës kanabis, e cili ishte në proces tharjeje.
Njofitmi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, policia e Lushnjes evidenton një tjetër rast. Asgjesohen 32 bimë Cannabis Sativa dhe sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Ndalohet nga policia një prej autorëve të dyshuar, shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:
1.Tasim Balla, 50 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
2. S.B, 24 vjeç (djali i shtetasit Tasim Balla).
Gjatë kontrollit nga Efektivët e Policisë, në oborrin e banesës së tyre në fshatin Ballagat, u gjetën të mbjella 32 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe rreth 5 kg lëndë narkotike dyshuar Cannabis Sativa në proçes tharje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga Nenet 283/2, 284/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com