Kultivonin kanabis në Spanjë, arrestohen 2 shqiptarë, policia asgjëson 2 mijë rrënjë kanabis

Kultivonin kanabis në Spanjë, arrestohen 2 shqiptarë, policia asgjëson 2 mijë rrënjë kanabis

Autoritetet spanjolle duke asgjësuar lëndën narkotike

SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në Spanjë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet spanjolle është konstatuar një parcelë ku kultivohej kanabis. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se janë asgjësuar mbi 2 mijë rrënjë kanabis.

Shqiptarët e kishin kultivuar lëndët narkotike në një pyll në La Noguera ku terreni ishte mjaft i vështirë për të ndërhyrë. Identiteti tyre nuk bëhet me dije, ndërsa mësohet se shqiptarët ishin të moshës 24 dhe 33 vjeç.

Ata kishin ngritur disa tenda të cilat i përdoronin për të qëndruar me ditë, ku janë gjetur ushqime dhe mjete për rritjen e kanabisit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb