Shqiptarët në Spanjë, plantacion me 3500 bimë kanabisi në mes të pyllit, në pranga dy persona! Jetonin në tenda, 'roje' të drogës

Shqiptarët në Spanjë, plantacion me 3500 bimë kanabisi në mes të pyllit, në pranga dy persona! Jetonin në tenda, 'roje' të drogës

Operacion kunder kultivimit të kanabisit në Spanjë

Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi kultivonin 2 plantacione të mëdha kanabisi në Galicia, vend në veri të Spanjës. Ata jetonin në tenda, ngjitur me plantacionet për të cilat kujdeseshin.

Policët u informuan për lëvizje të dyshimta të dy shtetasve shqiptarë, dhe për praninë e tyre të pajustifikuar në Montes de Pedre. Grupi hetimor pas inspektimit të zonës zbuloi një sipërfaqe toke që i kalon 2500 metra katrorë, me 3437 bimë kanabis të kultivuara.

Të arrestuarit janë dy burra me kombësi shqiptare dhe pa adresë banimi. Ata jetonin në dy çadrat (tenda) që ishin ngjitur me plantacionin. Ata kishin mjetet e nevojshme për të mbijetuar gjatë një sezoni të gjatë. Përveç materialeve të tjera, ata kishin një kuzhinë me disa sobë, shumë ushqime e pije.

Gjithashtu, në një vendngjarje u gjet dokumentacioni personal i një shtetasi tjetër shqiptar, vendndodhja e të cilit nuk dihet. Në këtë kamp, ​​Garda Civile verifikoi edhe praninë e materialeve të ndryshme ndërtimore për të punuar tokën si lopata, kazma dhe mjete të tjera bujqësore, plehra kimike dhe produkte kopshtarie. Përveç kësaj, kishte një gomone me ujë dhe zorra uji për të ujitur plantacionin.

Të arrestuarit, të akuzuar për Trafik Droge, u transferuan në Gjykatën Hetimore numër 3 të Pontevedra, e cila dekretoi dërgimin e tyre në burg.

D.GJ/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!