Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, pas hetimit 1-mujor policia arreston një person

Kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar në Lezhë, pas hetimit 1-mujor policia arreston një person

Foto ilustruese

Pas hetimit të vazhdueshëm 1-mujor, policia ka arrestuar një person në Lezhë pasi kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Zef Kola, banues në fshatin Kallmet, është kapur teksa po kultivonte bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur "Stani i Zekës”.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të lëndës narkotike, kanabis.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb