Kultivonte kanabis në Skrapar, arrestohet 44-vjeçari, nën hetim Kryetari i fshatit të Kuçovës dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor

Kultivonte kanabis në Skrapar, arrestohet 44-vjeçari, nën hetim Kryetari i fshatit të Kuçovës dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor

Foto ilustruese

Kryeplaku i fshatit Mëndrakë në Kuçovë dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre pasi në këtë zonë janë konstatuar fidanë kanabasi. Burime zyrtare nga Policia e Beratit bëjnë me dije se kryeplaku është identifikuar si Shefqet Kuqi 62 vjeç ndërsa inspektori i pyjeve është identifikuar si Kujtim Behari, 51 vjeç.

Ndërkaq, një 44 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur duke kultivuar kanabis në fshatin Vërzhezhë të Skraparit. 44-vjeçari është identifikuar si Adi Myftari dhe kanabisin e kultivonte në tokën pranë shtëpisë së tij.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Skrapar, arrestohet autori i dyshuar i tentativës për kultivim.

Kuçovë, procedohet penalisht Kryetari i Fshatit dhe Ispektori i Shërbimit Pyjor, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacioneve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë fidanë të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 44 vjeç, banues në Vërzhezhë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, proceduan penalisht shtetasit  Sh.K., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb