Gjykata penale ka vendosur arrest me burg për 8 të arrestuarit për kultivimin e kanabisit në malin e Gomenit në Zall-Herr të Tiranës.

Masa  arrest me burg është caktuar për Edjon Hoxhën, Fatmir Hoxhën, Ali Hoxhën, Pëllumb Hoxhën dhe Glodjan Hoxhën, Durim Hoxhën, Qerim dhe Lulzim Hoxhën.

Disa nga personat e lënë në burg ishin te interesuar drejtpërdrejtë, disa kultivues ne tokat e tyre, ose pranë tokave të tyre, disa kujdesen, prashisin, ujisin, ka dhe te tjerë qe kishin rolin e korrierit ose rojeve, nëse vinte policia në zonë.

Lidhur me këtë ngjarje 4 të tjerë janë nën arrest shtëpie, ndërkohë 2 të tjerë janë vendosur nën masën detyrim paraqitje.

VIDEO/ Shoqerimi i të arrestuareve