Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e Eglantina Buci nga i ati dhe i vëllai i saj. Zbardhja e historisë pas 8 vitesh është bërë pas informacioneve që ka dhënë në polici miku i Shkëlzenit, vëllai i viktimës, i cili ishte dhe ai që i morri jetën të motrës me një plumb në kokë.

Sipas gazetarit Merin Maçi, "informatori" mik i Shkëlzen Bucit është arrestuar në 2017 për një ngjarje tjetër dhe pas dëshmisë ka bërë deklarime edhe për të krimin makabër të kryer nga Shkëlzeni.

Ai ka treguar se ishte kontaktuar nga babë e birë për t'u vënë në kontakt me viktimën pasi prej kohesh ajo ishte larguar nga banesa duke mos pasur asnjë komunikim me ta.

Pas disa kërkimesh Shkëlzeni kishte arritur vetë të takonte të motrën dhe pasi ishte takuar kishte qenë me mikun e tij. Shkëlzeni e ka marrë në makinë të motrën së bashku me mikun e tij dhe i vëllai i është drejtuar Eglantinës duke i thënë të pinë një kafe meqë i rregulluam muhabetet. Ata janë drejtuar në Malin me Gropa dhe në ato momente Eglantina është ndjere e shqetësuar.

Teksa kanë arritur në vendin ku u gjet dhe trupi i groposur, Shkëlzeni ka qëlluar të motrën me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur.

Pasi kreu krimit Shkëlzeni ka marre në telefon babain, Faikun, duke i thënë se "ajo punë përfundoi".

Miku i Shkëlzenit që ka treguar dhe gjithë rrjedhën e ngjarjes ka treguar se ka qenë në makinë në momentin që është kryer ngjarja dhe për këtë arsye Faiku i kishte kërkuar të birit ta vriste dhe mikun e tij pasi dinte gjithë ngjarjen. Kjo gjë nuk është marrë përsipër nga Shkëlzeni  dhe miku i tij ka rrëfyer gjithë dinamiken në vitin 2017 përpara hetuesve ku mori dhe një tjetër rrjedhë hetimi i vrasjes së Eglantina Bucit.

 "Jam kontaktuar nga Faik Buci dhe Shkëlzeni që të vendos kontakt me Eglantinën,pasi ajo ishte larguar nga shtëpia. Pas disa kontaktesh vetë Shkëlzeni e takon motrën. Pas disa kafesh  ai kishte marr Eglantinën  në makinë dhe pasi me takoi edhe mua me mori me vete. Kur po lëviznim me makinë, Shkëlzeni i ka thënë Eglantinës që meqë rregulluam marrëdhëniet do pimë një kafe. Në momentin që morëm rrugën për në malin me gropa, Eglantina e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe filloi të shqetësohej. Kur shkuam aty ai e qëlloi atë me një plumb në kokë. Më pas ka marr babin Faikun dhe i ka thënë se ajo punë u mbyll", tha miku i Shkëlzenit.

Hapja e çështjes pas deklarimeve nga një person tjetër, është vërtetuare dhe nga deklarata e policisë më herët dhe nga avokati i babë e bir ditën e sotme ku deklaroi "provat janë të errëta dhe çështja është rishfaqur nga dyshime dhe deklarata të bëra në gjykimin e mëparshëm, duke konfirmuar dëshminë e informatorit".