Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar nga sulmi ndaj helikopterëve, njëri prej të cilëve më pas është ulur në Dukagjin dhe tjetri në pistën e aviacionit në Grudë të Re. Helikopterët ishin në kthim pasi kishin dërguar trupat në parcelat e zonave të thella, dhe kur janë qëlluar ka qenë vetëm ekuipazhi i tyre.
Lajmi konfirmohet nga burime të besuara, ndërsa burimet zyrtare 30 minuta pas publikimit të lajmit në A1 Report, pranojnë se është goditur njëri nga 2 helikopterët Cougar të Ushtrisë që mbështetnin operacionin, i cili është ai i Ministrisë së Mbrojtjes.
Operacioni është ndërprerë për një moment, ndërsa të njëjtët burime garantuan për vazhdueshmërinë e tij. Sipas të njëjtit burim zyrtar deri në orën 14:00 ishin asgjësuar 7 mijë bimë narkotike kanabis.
"A1 Report" disponon edhe foto ekskluzive të helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes i cili u qëllua sot. Të shtëna me armë ndaj forcave të policisë pati edhe të enjten në ditën e parë, dhe policia raportoi se ishin identifikuar 15 nga personat që qëlluan.
Në po të njëhtën ditë në komunat e zonës së Dukagjinit, Shllak, Shosh, Pult dhe Temal u asgjësuan 15 parcela me rreth 34 000 bimë narkotike kanabis sativa, nga 150 efektivëve të policisë së Shkodrës të mbështetura nga 3 grupe nga repartet RENEA dhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.
(Në foto: Hilokopteri Cougar i sulmuar me armë)
"Lazarati II", policia në terren operacioni antikanabis në ditën II
Policia e Shtetit vijon në ditën e dytë operacionin masiv për asgjesimin e lëndëve narkotike kanabis sativa në zonat e thella malore të Qarkut Shkodër. Pas marrjes nën kontroll të Lazaratit, efektivët e policisë kanë zbritur në terren në Komunat e Dukagjinit në Pult, Shalë, Shosh dhe Shllak ndërsa gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar 34 mijë rrënjë kanabis sativa. Në fillim të aksionit është qëlluar ndaj policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
"Shqiptarja.com" dhe "A1 Report" ka siguruar foto dhe video ekskluzive nga operacioni i policisë në Dukagjin për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të kultivuara në këtë zonë.
Në ditën e dytë të operacionit në mbështetje të efektivëve të Shkodrës janë angazhuar edhe forcat e FNSH-se dhe RENEA.
(Në foto: Aksioni i antidrogë në Dukagjin) Foto të tjera
Në këtë operacion janë angazhuar 160 forca policie, një helikopter i RENEA-s, dy helikopter të ushtrisë si dhe 15 automjete. Rreshjet e shiut kanë vështirësuar punën, megjithatë kjo sipas policisë nuk do të ndikojë në operacion.
Gjithashtu në terren janë dhe janë angazhuar edhe oficerë të policisë gjyqesore si dhe 12 ekspertë kriminaliste të policise Shkencore, që do të bëjnë të mundur dokumentimin ligjor dhe fiksimin e marrjen e provave materile në vendin e ngjarjes.
(Në foto: Lënda narkotike e asgjesuar nga policia ) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/g.f/shqiptarja.com)