Një shumëllojshmëri e gjerë ushqimesh tradicionale Shqiptare, si byreku, të mbushura me djathë dhe spinaq janë pjekur dhe janë shërbyer të nxehta për Amerikanët dhe Shqiptarët në festimet për 30 vjetorin e Kulturës Shqiptaro-Amerikane dhe Qendrës Islamike në Waterbury.

Një grup i ri Amerikano-Shqiptar kanë formuar atje grupin e Qendrës Komunitare Shqiptare të cilët e quajnë veten " Banda e të rinjëve". Anëtarët e grupit janë Ramazan Shira, Muhamet Halil, Islami Etemi dhe Shkelqim Dalipi.

Grupi është duke mbajtur gjallë traditat kulturore Shqiptare, duke u treguar Amerikanëve të Waterbury vlerat e ushqimeve Shqiptare dhe traditat tona.

Shqiptarët përbëjnë 11% të qytetit të Waterbury dhe janë duke bërë një ndikim positiv në shtëpinë e tyre të re.

gatime
(Në foto, gatimet e shërbyera nga Shqiptarët në Waterbury, SHBA)
gatime

Redaksia Online
(a.ç/shqiptaja.com)