Kultura gjirokastrite zbret në Elbasan, organizohet festivali ‘Qytete me Kala’

Vallet, folklori, polifonia dhe kultura etnografike e Gjirokastrës ndërthurur me atë elbasanase solli edicionin e dytë të festivalit “Qytete me kala” në Elbasan.

Vlerat më të mira të traditës kulturore të dy qyteteve historike u bënë bashkë në edicionin e dytë ku nuk mungoi dhe interpretimi i grupit folklorik “Argjiro” të Gjirokastrës,  sazet e “Dervicanit” dhe Kelcyrës.

 “Gjirokastra ka një nga kështjellat më të mëdha të Europës, ndërsa Elbasani ka një kala fushore dhe ne jemi munduar të kombinojmë vlerat më të mira të Elbasanit, që ka vlera të mëdha në fushën arsimore dhe kulturore me vlerat e Gjirokastrës. Sot ne jemi munduar të sjellim dy ekspozita, një ekspozitë fotografike me portat e Gjirokastrës, një nga simbolet kryesore të vetë qytetit tregojnë gjithë madhështinë e pasurinë e qytetit”, tha Sefan Arseni Menaxher Arti.

Ekspozita me piktura dhe peizazhet më të bukura nga portat e qytetit të gurtë të Gjirokastrës ishte ajo që çeli mbrëmjen për të vazhduar me koncertin e organizuar nga ansambli “Isuf Myzyri” i Elbasanit.

“Qytete me Kala” erdhi këtë sezon veror në edicionit e dytë ndërsa pritet qe vitet e ardhshme këtij projekti t’I bashkohen dhe qytete të tjera.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare