Kultura rome ‘pulson’ në muzikë! 600 veta të mbledhur pranë Katedrales në një koncert unik, Jovanovic: Për unitetin e forcën tonë, që tejkalon kufijtë!

Në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, këtë fundjavë ata mirëpresin miqtë, me  një copëz narrative të simboleve, historisë së tyre dhe  mbrëmjes muzikore që ‘do t’i pulsojë’ përmes tingujve këto tipare të romëve...

Pakica etnike më e madhe në Evropë, në këtë koncert të veçantë prezantohet përmes “Harmonisë së kombeve: - Romët- pulsi i Unitetit të Ballkanit Perëndimor”. Janë pjesë muzikore të krijuara apo ripërpunuara nga Bekir Haliti, e që interpretohen nga Orkestra ‘Romët-Forca e Natyrës’.

“Ky koncert shënon një eksperiencë unike të të sjellit romët nga vende të ndryshme që të luajnë muzikën e tyre, edhe me miq që nuk i përkasin kësaj pakice.

Koncerti flet për historinë, të tashmen tonë, flet për unitetin dhe forcën që tejkalon kufijtë”, shprehet Zeljko Jovanovic, drejtor i i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur.

Në sallë janë mbledhur afro 600 veta, e përmes artit kërkohet të bëhet një hap para, për integrimin në shoqëri, njëherazi të manifestohet identiteti, trashëgimia e talenti...

“Është një mënyrë për të treguar se pakica rome kërkon të integrohet, në aspekte sociale, apo edhe përmes krijimtarisë artistike. Për të shprehur që edhe pakica rome ka një zë”, thotë Bledar Taho, drejtor i Institutit të Kulturës Rome në Shqipëri.

Ky rrugëtim muzikor, theksoi rolin e pakicës rome, si faktor përbashkues në Ballkanin Perëndimor, duke festuar edhe angazhimin e vazhdueshëm të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (OFS) për evidentimin e këtyre vlerave.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • çavo: 16/10/2023 16:38

    shukarie kurafti shorbit mongo çibufti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta

'Plazhet e Lezhës janë në kapacitete absolute', nënkryetari i bashkisë për Studio Live: Sfidoj këdo, nga portalet nuk merret vesh e vërteta