Në radhë për ngjyrën e kuqe të vezëve të Pashkëve, besimtarët në Katedralen Ortodokse: Kremtojmë në kushte të vështira (VIDEO)

Në Katedralen Ortodokse të Tiranës, edhe pse në kushte të pazakonta, qytetarët i janë drejtuar kishës për të marrë bojën e kuqe për vezët e pashkëve. Bie në sy se besimtarët ruajnë me përpikmëri distancën e sigurisë që rekomandohet në këtë periudhë të vështirë. Një stend ishte ngritur brenda Katedrales dhe qytetarët afroheshin me radhë.

Teksa largoheshin sipas ritualit, duke mos i kthyer shpinën kishës, një besimtare deklaroi: 'Po erdha për të marrë bojën e kuqe, që është për vezët e pashkëve.' Një tjetër qytetare deklaroi: "Është pak e vështirë të kryejmë ritualin në këto kohë, por çfarë të bëjmë. Morëm disa shërbime dhe vezët, por të kufizuar si në të gjithë shërbimet e tjera."

Më herët kremtimet janë kryer online, por sigurisht nuk ka qenë njëjtë si herët e tjera. Këtë herë emocioni ishte ndryshe, por gjithsesi koronavirusi nuk i pengoi besimtarët të kremtonin pashkët.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë