Kumanovë, KMDLNJ: Të vizitohen
të arrestuarit kosovarë në Maqedoni

Kumanovë, KMDLNJ: Të vizitohen<br />të arrestuarit kosovarë në Maqedoni
Të burgosurit kosovar të incidentit të Kumanovës në Maqedoni  të arrestuar disa ditë më parë nuk lejohen të vizitohen nga aktivistë për të drejtat e njeriut.
 
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut shpreh shqetësimin për sjelljen e autoriteteve maqedonase në trajtimin e të arrestuarve në Kumanovë dhe përmes kontaktit me homologët e tyre në Maqedoni ka treguar gatishmëri t’i vizitojë të paraburgosurit por është informuar se kjo është e pamundur dhe se deri më tani nuk janë lejuar as aktivistët  për të drejtat e njeriut të Maqedonisë t’i vizitojnë të paraburgosurit kosovarë.

KMDLNj ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë për Punë të Brendshme të Kosovës për vizitë Qendrave të Ndalimit ndërsa me Ministrinë e Drejtësisë për vizitë Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese. Mandati i vizitave për personat e arrestuar vlen vetëm brenda territorit të Kosovës ndërsa për vizita personave të arrestuar në shtetet tjera KMDLNj nuk ka mandat e as leje. Në rastin konkret, të arrestuarit në Qendrën e Paraburgimit në Sutkë mund dhe duhet të vizitohen nga zyrtarët e Ambasadës së Kosovës në Maqedoni të cilët, përveç vizitave që duhet t’ua bëjnë ata duhet t’u sigurojnë edhe mbrojtje ligjore si dhe ta monitorojnë procesin e gjykimit. Të arrestuarit kosovarë mund dhe duhet të vizitohen edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq që ka mandate të plotë dhe nuk mund të pengohet për këto vizita. Ata mund të vizitohen edhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit të Maqedonisë”, -thuhet në komunikatë.

KMDLNj shpreh gatishmëri t’i vizitojë të arrestuarit kosovarë në Maqedoni nëse Ministria e Drejtësisë e Kosovës arrin marrëveshje me Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë për lejimin e vizitave të tilla si dhe pret përkrahje në këtë drejtim nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Ambasada e Kosovës në Maqedoni.

Më tej në komunikatë thuhet se në Kosovë është formuar Mekanizmi për Parandalimin e Torturës (QKRMT, KMDLNj dhe Avokati I Popullit) e cila ka kapacitet profesional për monitorimin e qendrave për persona të privuar nga liria, por që nuk mund të bëjë vizita monitoruese në shtetet tjera pa përkrahjen e institucioneve vendore dhe pa pëlqimin e shteteve ku mbahen të arrestuar qytetarët e Kosovës.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera