Lot dhe dhimbje për banorët e Kumanovës nga humbja e Almirit 4-vjeçar. Të shtunën pasdite në lagjen e trimave të qytetit Maqedonas është zhvilluar ceremonia e varrimit e vogëlushit, i cili ndërroj jetë, pasi nuk mundi t'iu shpëtojë plagëve të marra nga përplasja e një automjeti. I mituri shqiptar u përplas qëllimisht nga automjeti i një maqedonasi me emrin Boban, pas zënkës banale ndodhur pranë urgjencës së spitalit në Kumanovës.
Në familjen e 4-vjeçarit ka pllakosur zija, ndërsa babai i tij mes lotësh dhe hidhërimit të thellë kërkon zbardhjen e ngjarjes, teksa rrëfen se i gjithë komuniteti shqiptar i ka qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve të vështira për familjen e tij.
Në shtëpinë e katërvjeçarit ishin për të përcjellë ngushëllime dhe kryetari i Shoqërisë Internacionale për të Drejtat e Njeriut Mark Palaj si dhe koordinatori për ballkanin Idriz Sinani.
Ata e kanë dënuar ashpër ngjarjen që sipas tyre është në vijim të disa ngjarjeve të mëparshme, si rrjedhojë e divergjencave me sllavët e Maqedonisë. Ata kanë apeluar që t'iu jepet fund diskriminimeve të tilla ndaj shqiptarëve.
Situata në Kumanovë përgjatë një jave mbetet e tensionuar nga akti barbar i shtetasit maqedonas, ndërsa i janë bashkuar mjaft qytete të tjera ceremonisë mortore të Armirin që do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo shqiptari. Ngjarja e rëndë do të sillte reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke kërkuar dënim maksimal për autorin e krimit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO