Me një mesazh tepër prekës, gruaja i tregon hapur dëshpërimin e saj për faktin se nuk ka kontaktuar me bashkëshortin e saj dhe nga ana tjetër ‘denoncon’ faktin se po injorohet nga autoritetet kosovare, si qytetarë me të drejtat të barabarta.
Uksmajli e mbyll letrën duke iu referuar Jahjagës ‘marionetë’ dhe shton se si e tillë do të kujtohet nga historia. Genc Sefa është arrestuar pas ngjarjeve në Kumanovë, pasi dyshohet se ka sulmuar policinë me armë zjarri.
Letra e plotë e Dashurije Uksmajlit, drejtuar Atifete Jahjagës:
"Zonja Presindente qysh jeni? A po lodhesh duke shëtit nëpër botë me taksat e qytetarëve të Kosovës, për të cilët s'ndjen përgjegjësi, as morale e as njerëzore të paktën!!! Si po ndjehesh pas lajmit skandaloz që sapo konfirmoi Milaim Zeka për RTK...ai foli për tortura ç'njerëzore mbi të arrestuarit në Maqedoni!!! A e di, që mbi gjakun e burrit tim dhe shokëve të tij është ndërtuar ky Shtet, presidente e të cilit je ti sot!
Lexova dje reagimin tënd edhe ashtu të vonshëm, më shumë ishit shqetësuar për prishjen e qetësisë së Maqedonisë dhe "harmonisë" së etnive që bashkëjetojne atje, tërësisht të pabarabartë!
Nuk kishe marrë mundimin të kërkoje asgjë të mësoje rreth trajtimit te tyre dhe gjendjes shëndetësore, ose të paktën te bëje APEL të mos shkelen të drejtat e të burgosurve të luftës të cilat i përcakton konventa ndërkombëtare?! A mund ta marrësh me mend që pas 40 orë luftimesh ata të gjithë kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore?
Dhe sot u konfirmua që edhe të plagosur në gjendje të rëndë, pa ushqim, janë marrë në pyetje e jane keqtrajtuar për 24 orë..!!!
Këta zemer-luanë kanë shkuar atje me një mision shumë më madhorë dhe fisnik se sa për të bërë gjenocid apo masakra, siç bën forcat maqedonase!
Ata fatkeqësisht u tradhëtuan dhe s'patën rrugë tjetër veç t’i kapin armët e të luftonin me një ushtri dhe artileri të tërë ushtarake, atyre besoj nuk u mbeti rrugëzgjidhje tjetër! Në bazë të asaj që po shohim e dëgjojmë, ata u tradhëtuan edhe kur pranuan të dorëzoheheshin në dorë të OSBE-së sipas premtimit të Ali Ahmetit, por jashtë u përballën vetëm me një polici dhe xhandarmëri!
Por une dua të besoj dëshpërimisht...se Avni Rustema ka ende shqipëtaria! Jam e terrorizuar kur e di çfarë kanë kaluar e po kalojnë këta njerëz në këto orë kritike! A a di nëpër çfarë po kalojnë momentalisht familjet e të vrarëve?!!! Nga ti asnjë fjalë....!!! Maqedonia kërkoi 2 ditë zie kombëtare për policët e saj të vrarë që e nisen vet luftën?! A e dini që do vij një ditë, kur këta djem historia do t’i njoh si HERONJE e ju si një presidente KUKULL ose Marionetë që flet vetëm fjalët çfarë i thonë të tjerët?!"
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)