Kumanova, MPJ Kosovare notë
verbale Ambasadës së Maqedonisë

Kumanova, MPJ Kosovare notë<br />verbale Ambasadës së Maqedonisë
 
Qeveria e Kosovës ka ditë që ka shprehur pakënaqësi  dhe shqetësime tek të gjitha autoritetet  maqedonase për mungesën e informacioneve  zyrtare nga ana e tyre  për përfshirjen e shtetasve të Kosovës në incidentin në Kumanovë

Burime të Kosova Pressit tregojnë se për shkak të ndjeshmërisë që përcjellë ky rast,me theks të veçantë kujdesin për familjarët e të përfshirëve në incidentin e Maqedonisë,autoritetet kosovare janë shumë më të kujdesshme në raportim pas informacioneve të ardhura nga Maqedonia të cilat janë të paqarta dhe ende të mangëta.
 
Sipas KosovaPress, autoritetet kosovare menjëherë pas ngjarjeve në Kumanovë kanë themeluar edhe një komision ndër-institucional për t’i përcjellë zhvillimet në Maqedoni, i cili ka adresuar edhe zyrtarisht shqetësimin për mungesën e informatacioneve për përfshirjen e shtetasve të Kosovës në incidentin në Kumanovë.

Ministria e Punëve të Jashtme ka dërguar edhe një notë verbale tek Ambasada e Republikës së Maqedonisë, me të cilën ka kërkuar sqarime për fatin e shtetasve kosovarë. Prokuroria dhe hetuesia mjeko-ligjore janë mobilizuar dhe janë përgatitur të verifikojnë gjendjen shëndetësore të të ndaluarve, por edhe që të bëjnë obduksionin e viktimave eventuale”, thotë ky burim për KosovaPress.

Sipas tij, Ambasada e Kosovës në Republikën e Maqedonisë po bën çdo gjë që është e mundur, në kuadër të ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, për t’u dalë në ndihmë shtetasve kosovarë por që bashkëpunimi nga ana e autoriteteve maqedone lë shumë për të dëshiruar.

“Komisioni po përcjellë gjendjen në baza ditore. Shërbimi konsullor dhe Ambasada e Kosovës janë duke ju ndihmuar familjeve të të gjithë atyre emrat e të cilëve janë përmendur në raportimet nëpër media”, thotë ai, duke shtuar se autoritetet kosovare kanë ftuar edhe përfaqësuesit e Human Rights Watch, që të hetojnë incidentin dhe trajtimin e të burgosurve dhe viktimave të Kumanovës. 

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit