Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Arta Dade deklaron se "po ndjekim me shqetësim ngjarjet në Kumanovë e shprehim shqetësim të thellë që prej kohësh situata në Maqedoni jep shenja për cënim të stabilitetit dhe bashkëjetesës ndëretnike me pasojë humbjen e jetës së qytetarëve të pafajshëm, zhvillime që bien ndesh me parimet demokratike të funksionimit të shtetit e shoqërive tona".
Në një njoftim zyrtar, Dade i bën thirrje "qytetarëve të mos bien pre e provokacioneve e të ruajnë qetësinë. Autoritetet shtetërore të marrin në mbrojtje jetën e qytetarëve e të marrin masa urgjente për stabilizimin e situatës duke analizuar shkaqet e vërteta të tensioneve dhe nxitësit e tyre, si dhe elementet që nxjerrin përfitime prej këtyre situatave".
"Kjo është në dëm të vetë Maqedonisë e proceseve integruese atje por edhe në dëm të paqes e stabilitetit rajonal. Shprehim ngushëllime të thella e solidaritet të plotë për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur", përfundon qendrimi zyrtar i Kryetares për Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade./atsh/
/Shqiptarja.com