KUMANOVE – Dy nxënëse shqiptare janë plagosur mbrëmë në fshatin Lubograd të Kumanovës, në Maqedoni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 kur autobusi me nxënës shqiptarë të shkollës së mesme të Kumanovës ëshë sulmuar me gurë, mësohet nga burime gazetareske.
Policia vendase ka konfirmuar incidentin dhe shtoi se autobusi në fjalë kur është sulmuar po shoqëronte nxënësit në banesat e tyre në fshatrat Nikushtak dhe Vishticë.
Shoferi i autobusit ka dëshmuar se tre persona të panjohur kanë sulmuar me gurë mjetin dhe thyerja e xhamave ka lënduar dy nxënëset.
Arif Latifi, drejtor i Spitalit të Kumanovës, ka theksuar se bëhet fjalë për plagë të lehta të cilat nuk përbëjnë rrezik.
Ky incident në Kumanovë i shtohet një liste tashmë të gjatë ku viktimat kanë qenë gjithmonë shqiptarë të Maqedonisë. Fshati Lubograd është i banuar kryesisht nga popullsi serbe dhe shtrihet në rrugën e vjetër Kumanovë-Shkup.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

RROSH: Tirana të mbrojë shqiptarët