E shoqëruar nga i dërguari i kryesisë së PS në qark, ish- ministri Çuçi dhe Kryetarja e Bashkisë, Rami Kumbaro tha se ky është vetëm njëri ndër projektet e rëndësishme të Gjirokstrës për ta kthyer atë në një qendër të turizmit.
"Jemi në një tjetër moment të rëndësishëm të projeketeve në Gjirokastër. Pas restaurimit të pazarit, ishte shqetësim krijimi i një Gjirokastre unikale, jo vetëm tek pjesa e vjetër.
Ndërhyrjet deformuese kanë krijuar mungesë ekuilibri mes pjesës së vjetër dhe asaj të re të qytetit, ndaj një vit më pare, në bashkëpunim edhe me Bashkinë hartuam projektin për të lyer 140 objekte, të cilat do ti nënshtrohen një trajtimi korrigjues edhe unifikues sa i takon pikëpamjes estetike", tha Kumbaro.
Në këtë inspektim ministrja iu përgjigj edhe shqetësimit të përfolur mbi ngjyrën me të cilën do të bëhet ky unifikim.
"Pjesa e ndërtimeve të reja është ngjyra e hapur e grisë, jo e bardhë. Edhe ky projekt është në vazhdën e gjithë investimeve të tjera për ta kthyer Gjirokastrën një kryeqendër të turizmit. Çdo ndërhyrje ka vetëm këtë qëllim ndaj dua të siguroj banorët e Gjirokastrës që kam marrë shënim çdo shqetësim e merak të tyre", përfundoi Kumbaro.
Projekti "Gjirokastra in white". Restaurim dhe rehabilitim i fasadave të banesave kolektive në zonën e mbrojtur dhe në vazhdim për unifikimin me objektet e Bulevardit “18 Shtatori”, në qytetin e Gjirokastrës, ku do ti nënshtrohen restaurimit 140 banesa kolektive.
Vlera e investimit 202.230.331 Lek
Në vijim të Marrëveshjes së partneritetit datë 06.06.2016 lidhur ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Gjirokastër, me objekt “Restaurimi dhe rehabilitimi i fasadave te banesave kolektive ne zonen e mbrojtur dhe ne vazhdim per unifikimin me objektet e Bulevardit “18 Shtatori”, ne qytetin e Gjirokastres”, nisur nga rëndësia e projektit, përputhja e këtij objekti me objektivin dhe mision social që FSHZH zbaton në projekte të financuara nga donatorët ndërkombëtarë, vijuan me procedurat për sigurimin e financimit edhe pranë Bankës së Këshillit të Evropës për Zhvillim (CoEB), për punimet e zbatimin të projektit, supervizionit dhe kolaudimit të punimeve për objektin e sipërpërmendur.
dy.b/shqiptarja.com