Kumbaro: Koleksionistët nuk i
ruajtën, i kanë keqpërdorur ikonat

Kumbaro: Koleksionistët nuk i<br />ruajtën, i kanë keqpërdorur ikonat
“Krishti shpëtimtar” një nga objektet më të vjetra që daton në shekullin e 16-të është në krye të ekspozitës “Thesare të shpëtuara” që u çel këtë enjte në Muzeun Historik Kombëtar.

Pjesa më e madhe në ekspozitë janë objekte të trashëgimisë kulturore që i janë sekuestruar koleksionistit Gjergj Thimio dhe një grupi koleksionistësh pas operacionit të Policisë në vitin 2013.

Ekspozita është çelur me rastin e “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore”, ku janë prezantuar vetëm 62 objekte të sekuestruara që tashmë kanë kaluar në pasuri shtetërore. 

Nga këto 27 janë ikona 14 pjese ikonostasi si dhe katër kryqe ikonostasi. 

Ekspozita e çelur nga Ministrja e Kulturës me qendrën kulturore të Inventarizimeve vjen pas debateve të shumta mediatike, institucionale dhe ligjore për ruajtjen e ikonave.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro u shpreh se trashëgiminë kulturore kemi detyrë ta mbrojmë. 

Ministrja Kumbaro iu referua edhe marrëdhënieve të koleksionistëve më trashëgiminë kulturore. Sipas ministres të jesh koleksionist nuk do të thotë se je një ruajtës i ikonave.

‘’Gjykuam që kishte vlerë të zgjidhnim dhe disaobjekte  të cilat në fakt tregojnë sesi është keqpërdorur ai koleksion. Duhet të ndaleni dhe të shikoni sesi me pjesë ikonostasesh të vjetra ndërtohet një dollap banal’’, u shpreh Kumbaro.

Më tej Drejtoresha e Qendrës së inventarizimit Silva Breshani ka folur për rëndësinë e inventarimizit dhe vështirësitë e procesit.

''Kemi një dosje të saktë dhe të plotë të të gjithë dokumentacionit, pas sekuestrimit'', u shpreh Breshani.  

Ndërsa për sa i përket çështjes se cila është e drejta e koleksionistit që i janë sekuestruar objekte i përgjigjet se pas vitit 1995 nuk mund të quhet koleksionist.

''Thimo ka thënë trashëgimi familjare, por një derë ikonostasi e madhe që thotë për popullin e Zhymit, të Fierit dhuruar nga populli për kishën e Hylindës nuk mund të jetë pronë e Gjergji Thimos'', përfundoi Breshani.

 
[gallery]18878[/gallery]
 
ekspozita

ekspozita
 Foto të tjera
ekspozita

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë