"Kumbaro, po me fustanellen
ç'pate?"-Nga Behar Gjoka

ç'pate?"-Nga Behar Gjoka">
Që do jepeshin kalatë me qira, ajo dihej, se pati nisur qysh me kohë, si praktikë e drejtorëve të Instititutit të Monumenteve të Kulturës.
 
Që nëpër monumente në vend të restaurimit vetëm do të priteshin ferrat, dihej shumë mirë, madje dihej se do restauroheshin me lesh dhie! 

Që do të restauroheshin shtëpitë e partisë, si ndërtesa e Kongresit të Përmetit, të trimave të partisë dhe të komunizmit, kudo nëpër rrethinat e Gjirokastrës, Përmetit, edhe kjo dihej. Se të jesh nga Libohova, siç ka rastisur kjo ministresha jonë e kulturës, do të thotë të bësh gjithçka, pa e vrarë mendjen, të bësh çfarë të duash me librin, me kulturën, me teatrin. Ka muaj që zonja Kumbaro, nuk ka lënë gërxh e skërkë të Përmetit, Gjirokastrës, Libohovës, që të bëhet deputete, madje ende pa nisur fushata, duke e lënë detyrën e ministres jashtë vëmendjes. 

Dihej edhe kjo, se jemi në Shqipëri, e po të jesh ministër-ministre, nuk pyet për as për ligj e as për Maliq, e luan lojën dhe politikën si të duash… 

Po me fustanellën ç’pati? Askush nuk është në gjendje të kuptoj se pse pranohet një hije-fustanelle, një eksperiment që nuk ka lidhje me fustanellën. Kemi parë fustanellën, e moçme që u pati hije mbi supe, ilirëve, albanëve, Faik Konicës, dhjetëra të huajve… Kemi parë fustanellën e kohës, që ndrin e farfurinë si zonjë e rëndë. Fustanella pala-pala, drodhi tokën e drodhi armikun, nëpër shekuj e mote… Ajo që ke hedhur supeve, me sa pashë në televizion, më ngjan me një këmishë të rëndomtë (si këmishë nate), e cila nuk ka asnjë lidhje me fustanellën… Mjerë kultura në çfarë duarsh ka rënë, ku digjen librat dhe heshtet… Mjerë fustanella se qysh e katandisën, në pikë të hallit… Lere të qetë fustanellën, se megjithatë nuk ke çfarë i bën… As greku, as turku, me ndërhyrjet e tyre, nuk e prishën magjinë e saj, vetëm sa ndërhynë dhunshëm… Disa nga elementët kryesor, si palat dhe gjatësia, të ndihmojnë për të kuptuar se ndërhyrja është flagrante. Fustanella shqiptare përbëhet nga 60-pala, e cila zgjatej mbi gju rreth 5-10 cm ose deri tek gjuri për të rinjtë dhe komitët, ndërsa tek burrat e vjetër zgjatej deri pak nën gju 8-10 cm. Ku mundesh ta zhubrosësh, atë bukuri dhe magji, që erdhi nga antikiteti, për të treguar se bukuria dhe madhështia ecin mbi male, mbi kohët dhe hapësirat, mbi pushtimet perandorake, mbi sistemet… Fustanella është simbol, që nuk ka metaforë të zëvendësojë, nuk ka ndërhyrje që mundet ta fshijë. Mos ngatërroni fluturimet pindarike me fustanellën, dëshminë e universit të qenies iliro-arbënore. Përçudnimi, vetëm sa e ka gdhendur madhështinë e saj…
mirela kumbaro
(Ministrja Mirela Kumbaro)

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar