Kumbaro premton rijetëzimin
e muzeut për Musine Kokalarin

Kumbaro premton rijetëzimin<br />e muzeut për Musine Kokalarin
Një simpozium shkencor për Musine Kokalarin, heroinën që sfidoi diktaturën është mbajtur në qytetin e lindjes së saj. “Musine, muza ime” ishte aktiviteti që u zhvillua mesditën e së shtunës në kinemanë e qytetit te Gjirokastres, ku morën pjesë studiues, shkrimtarë, njohës të veprimtarisë së Musine Kokalarit nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Mes tyre, ka qenë edhe Frank Hantke, Drejtori i Fondacionit gjerman Friedrich Ebert, i cili ka vlerësuar programin politik të Partisë Social-Demokrate të krijuar nga Musine Kokalari, pas Luftës së Dytë Botërore. Sipas tij ky ishte një program qartë politik për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës.

Ndërsa të afërmit e Musine Kokalarit, shtëpia e së cilës u shkrumbua nga flakët zjarrit dy vjet më parë kërkuan ngritjen e një muzeu për heroinën, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro premtoi se ka nisur projektin për rijetëzimin e këtij projekti.

"Instituti i monumenteve të kulturës, e ka gati projektin, ne jemi në kontakt me familjen, dhe do të donim që muzeu të mos ishte virtual por muzeu të futet aty ku ka strehën e vetë, në atë shtëpi dhe ky do te jetë një nga angazhimet e ministrisë së kulturës", u shpreh ministrja Kumbaro.


Redaksia Online
(B.K.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin