TIRANE - Frika për humbjen e vendit të punës pas reformës për heqjen e pagave të përhershme në institucionet teatrore dhe të kulturës ka ngjallur mjaft debate. Reagimi më i fundit ka qenë protestat e artisteve të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që erdhi pas reformave që janë ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në institucionet në vartësi të saj. Ministrja Kumbaro ka bërë dje në kuadrin e festivalit të librit dhe të arteve një takim me artistet dje në Muzeun Historik Kombëtar.
Ministrja Mirela Kumbaro shpjegoi arsyen e këtyre reformave, duke vënë theksin tek rritja e nivelit në tërësi të artit dhe kulturës vendase, në meritokracinë dhe ndërtimin e një sistemi vlerash. Ministrja Kumbaro hodhi poshtë, siç u shpreh ajo: çdo manipulim e keqpërdorim të opinionit, që nevojën për reforma e quan vitin zero, e që shpërndan shpifje për mbyllje institucionesh artistike, duke shtuar se kulturën nuk e bën as një ministri, një qeveri, apo aq më pak një parti.
"Reformat që po ndërmerr Ministria dhe drejtuesit e teatrove janë krejt transparente dhe synojnë, në radhë të parë një strukturë të re institucionale me kategori të detajuara artistike për secilin nga anëtarët e trupës, pa shkurtuar asnjë post pune! E theksoj pa shkurtuar asnjë vend pune për artistët! Përkundrazi, duke krijuar edhe hapësira për artistë të rinj. Vendosjen e ligjshmërisë së marrëdhënieve të qarta kontraktuale për të gjithë artistët, në dinjitet të figurës së tyre dhe në përputhje me kodin e punës, si dhe krijimin e një skeme afatgjatë vlerësimi të performancës artistike që duhet të shoqërojë çdo artist në karrierën e tij, me mundësinë për te bere karriere ne skenë", u shpreh Kumbaro. Ministrja bëri të ditur edhe një tjetër reforme, atë të sistemit të pensioneve, ku sipas saj për herë të parë figura e artistit do të trajtohet si një kategori e veçantë, me specifikat e veta.
’mund t’i lëmë institucionet e artit në duar të inercisë dhe artistët në duar të rastësisë”. Ministrja Kumbaro siguroi se struktura e re nuk do të shkurtojë asnjë post pune për artistët, madje tha ajo, do të krijojë hapësira edhe për artistë të rinj. Reforma për kulturën do të vendosë, sipas saj marrëdhënie të qarta kontraktuale dhe do të krijojë një skenë afatgjatë të vlerësimit të performancave artistike. Ministrja Kumbaro tha se qeveria ka vendosur t’i nxjerrë artistët nga situata e paligjshmërisë dhe se reforma në institucionet ekzistuese të kulturës, sipas saj s’mund të lihet në kornizën e vjetër të para viteve ’90. “Është folur për këto reforma ndërsa taksapaguesit vijojnë derdhin taksa për artin.
Është kërkuar edhe nga teatrot bashkiakë ndihmë për të bërë reformë, është kërkuar një sistem konkurrence dhe meritokracie dhe jo thjesht një taraf për një vend pune dhe për një rrogë. Është provë sesi shkojnë institucionet e artit drejt dështimit financiar. Jemi krejtësisht të angazhuar për reformë, por duhet besim dhe komunikim i vazhdueshëm. Hedh poshtë çdo manipulim të opinionit që thotë “vit zero”. S’ka vit zero në kulturë se nuk e bën kulturën një ministri apo një qeveri.
Politika ka detyrë të vërë në përdorim mekanizma që ta mbështesin kulturën dhe meritokracinë. Reforma në institucionet ekzistuese të kulturës që mbahen me buxhetin e shtetit, që s’mund të lihen në kornizën e vjetër të para viteve ’90. Këta zëra i gjeta në mes tuaj, ne vetëm i dëgjuam forty nga të rinjtë jashtë dhe artistët brenda institucionit që s’e kanë ndjerë vlerësimin”, u shpreh ministrja e Kulturës. Kumbaro theksoi se kultura nuk mund të jetë një luks që i shtohet ekzistencës vetëm pasi të kemi zgjidhur problemet sociale. “Është në interesin e zhvillimit kulturor të një vendi që kriter duhet të jetë cilësia artistike. Drejt kësaj duhet të bashkohemi të gjithë”, përfundoi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com