Kume në Report Tv: Gjykata duhet të kishte marrë vendimin për statutet e PD, vonesa po interpretohet politikisht! Basha-Berisha t’i vënë gishtin kokës dhe të shohin çfarë do baza

Ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume tha në Report Tv se lidhur me statutet e Pastrisë Demokratike gjykata duhet të kishte dhënë një vendim dhe se kjo vonesë po krijon hapësira për interpretime politike.

“E vetmja gjë qe bën gjykatësi është të shohë nëse ndryshimet në statut janë në përputhje me Kushtetutën. Ky dokument që përmban ndryshimet, depozitohet në dosjen e PD. Pse e zvarrisni? Gjyqtari që më short u trajtua të shqyrtojë ndryshimet e 11 dhjetorit, kërkoi në fillim të jepte dorëheqjen, nuk ju pranua dhe ende nuk është angazhuar. Kjo s’ka ndonjë punë të madhe. Duhet të ishte bërë. Pse nuk është bërë? Duhet pyetur gjyqtari dhe kryetari i gjykatës. E gjitha kjo merr ngarkesa që krijon mundësi për interpretime politike.”, u shpreh ai.

Lidhur me mundësinë e Grupimit të Komisionit të Rithemelimit të PD për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme vendore më 6 mars, ish-kryetari i KQZ tha se ka dy mënyra, por se nuk mund ta bëjnë nën siglën e PD.

“Patjetër merr pjesë. Dy mundësi ka ai, kandidatët që kanë mbështetjen e Rithemelit të PD. Ose do të regjistrohen si Kandidatë të pavarur, ose partitë e opozitës që do të regjistrohen mund të bëhen bashkë dhe të pranojnë kandidatin e Berishës në PS si kandidat që do të garojë në emër të koalicionit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Grupimi nuk mund të jetë subjekt vetë zgjedhor.”, tregoi ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në emisionin ‘Sot Live me Shqipërinë” për bazën e PD në Lushnje dhe Durrrës që kanë shprehur dëshirën që “2 PD” të kenë kandidatë të përbashkët ai tha se Berisha dhe Basha duhet përveç interesit personal të shohin edhe atë të shumicës.Kume sqaroi se ka një hendek mes dëshirës së bazës dhe kryetarëve dhe se kryetarët duhet “t’i vënë gishtin kokës”.

“Fakti që baza po reagon në mënyrë të tillë duhet të lexohet me shumë seriozistet në kosiderat nga ata të cilët drejtojnë dhe kërkojnë të drejtojnë. Ajo çka po ndodh me bazën dhe atë që po konsumojnë dy shtabet drejtuese Berisha –Basha, këto të dyja ndahen shumë. Krijimi i hendekut mes anëtarësisë me qëndrimin e drejtuesve ndaj kësaj force politikë dhe organizmit të s’ia, për mua është një problem që duhet parë, sepse mund të sjellë ç’bërjen e këtij formacioni politik. Vullneti i bazës dhe drejtuesve nuk ka lidhje. Duhet t’i vënë gishtin kokës, nuk mund të bëjnë gjithçka vetëm, Basha dhe Berisha t’i hedhin sytë nga anëtarësia.”, tha ai

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër