Prej disa ditësh, Partia Demokratike betejën politike e ka zhvendosur nga shënjestra për të rrëzuar Ramën në sulmet për plehrat e Sharrës.
Basha mund të marrë përsipër çdo kauzë kundër bizneseve të ndryshme, por vetëm me plehrat e Sharrës jo, pasi e shkuara e tij nuk fshihet lehtë. Të gjithë e kujtojnë sesi ka qënë landfilli i Sharrës në kohën kur qeverisej nga Partia Demokratike, një vatër e nxehtë mjedisore, e cila menaxhohej nga kompani klienteliste.
Në kohën kur Basha ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, ai kontraktoi pikërisht një kompani, që kishte lidhje me kunatin e tij, Erjon Isufin, për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, duke krijuar një monopol në Sharrë.
Akuzat do të bëheshin publike në atë kohë nga ana e deputetit të opozitës, socialistit Erjon Braçe. Ai me anë të një statusi në rrjetet sociale theksonte se pas kësaj kompanie qëndronte Lulzim Basha, kryetar i baskisë së Tiranës.
“Media njoftoi se kompania Grin e vendosur në rrugën Lekë Zaharia në Sharrë- Matanë Kombinatit është ajo që po përpunon plehrat që grumbullohen në Tiranë. Zotëruesi i kompanisë është shtetasi Oliver Shtylla, ky i fundit është menaxher produkti i kompanisë Megatek”, shkruante Braçe në shtatorin e 2012-ës.
Por ai e hedh dyshime se pas personi është një punonjës i rëndomtë, që nuk ka mundësi të organizojë një aktivitet kaq të gjerë, duke nxjerrë emrin e Dionis Teqjas në kompaninë “Albanian Company of General Services”.
Këtu del edhe lidhja e mes kunatin e Bashës, pasi Teqja në këtë kompani kishte anëtar të Këshillit Mbikëqyrës, Erjon Isufin. Teqja gjithashtu është edhe pronari i Megatek, ku Isufi është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës. Për të ushtruar sa më mirë këtë investim, asaj kohe bashkia e Tiranës u angazhua për të mos lejuar banorët e komunitetit rom që të mblidhnin mbetjet ricikluese.
Biznesi i mbledhjes së metaleve dhe riciklimit në kryeqytet përllogaritet në vlerën e 1.3 milionë eurove çdo muaj. E pikërisht kjo kërkohej të kontrollohej nga firma që synonte të ndërtonte një pikë grumbullimi në Vaqarr.
Këtu duket se qëndron dhe meraku i Bashës për këtë çështje, që urdhëron deputetët e tij që të flasin përditë për plehrat….që këtë biznes në të ardhmen ta marrë sërish kunati i tij.(Shqip)
SPAK na shpeto nga ky gjobaxhi. Shkoni dhe verifikoni ne bilancet e tij se si na merr gjoba gjithe biznesmeneve. Ka nje kompani Landmark qe gjoja e perdor per reklama por aty jane zhvatjet e gjithe bizneseve shqiptare.Jemi te gjithe te shenuar ne liste aty. Basha na sulmon publikisht si oligarke dhe pastaj vjen qehajai Kunati qe na kerkon reklame. Aman se taksat i puthim ne balle perballe ketyre qelbesirave qe na jane qepur nga 10 vjet e na zhvasin se ndryshe na denoncojne e sulmojne ne konferenca per shtyp. Nuk dua te marrem me politike por gjendja eshte alarmante. Mafiozet ne ameriken e kishin doren me te lehte.Ku je o Spak!!!
PërgjigjuKy na qenka KUNATI super I famshem I Bashes ?! E pabesueshme !
PërgjigjuFytyrë mongoloid, turi Mut.
Përgjigju