Kundërpërgjigjet Mustafa: Klosi krye
-spiun, i shërbeu serbëve jo Kosovës

Kundërpërgjigjet Mustafa: Klosi krye<br />-spiun, i shërbeu serbëve jo Kosovës
Ndërsa Kosova i jep pension si veteran për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës, kryeministri Isa Mustafa e quan ish-kreun e SHIK-uit Fatos Klosi kryespiun që ka shërbyer Serbisë dhe jo çlirimit të Kosovës.
 
Kreu i qeverisë njëherësh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i është kundërpërgjigjur përmes një statusi në rrjetin social Facebook deklaratave të Klosit se “me politikën e Ibrahim Rugovës Kosova nuk do të çlirohej kurrë”.
 
Duke theksuar të kundërtën, Mustafa thotë se Kosova nuk do të çlirohej kurrë po të varej nga SHIK-u shqiptar, duke akuzuar se shërbimet informative i kanë shërbyer më shumë Serbisë.
 
“Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar”, shkruan Mustafa.

Sipas Mustafës, pavarësia e Kosovës erdhi sepse pati në krye “burrështetas”.
 
Mustafa  ka shkruar në rrjetin social Facebook se pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.
 
Statusi i Isa Mustafës në Facebook
“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023