Një 55-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi ka kundërshtuar dhe goditur punonjësin e Policisë Bashkiake. Në pranga ka rënë shtetasi Kujtim Murati, banues në Patos.

Sipas uniformave blu, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga Nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal.