Kundër Putinit, ish-ministri i Jashtëm i Kremlinit thirrjet diplomatëve rusë: Jepni dorëheqjen

Kundër Putinit, ish-ministri i Jashtëm i Kremlinit thirrjet diplomatëve rusë: Jepni dorëheqjen

Ish-ministri i Jashtëm rus u bën thirrje diplomatëve të vendit të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë

Ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev u ka bërë thirrje diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste për luftën në Ukrainë.

'U bëj thirrje të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste. Të dashur diplomatë rusë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandues të lirë. Kur punoja në Ministrinë e Jashtme, isha krenar për kolegët e mi”, shtoi Kozyrev.

"Tani është thjesht e pamundur të mbështetet lufta e përgjakshme vëllavrasëse në Ukrainë."

Kozyrev ishte ministër i Jashtëm nga viti 1991 deri në 1996 nën Presidentin Boris Jelcin.


Lajmi kryesor:

Nata e 6 e luftës, Kievi i rrethuar! Protesta kundër Putinit në të gjithë Evropën! BE 'Ok' përjashtimit të 7 bankave ruse nga sistemi SWIFT, shpëton vetëm Gazprombank


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024