TIRANË-  ‘Droni edukues’ kësaj radhe ka kapur në shkelje shoferë të cilët nuk kanë respektuar  rregullin për të kaluar në anën e djathtë të karrexhatës pas manovrës së parakalimit.

Pas parakalimit, mjetet duhet të zhvendosen dhe të qarkullojnë në anën e djathtë të karrexhatës, edhe kur rruga është e lirë.

Në video tregohet pozicionimi i gabuar dhe cili është i duhuri për të gjithë shoferët pas manovrës së parakalimit.