Kundër Vetingut të thjeshtëzuar tek pasuritë

Kundër Vetingut të thjeshtëzuar tek pasuritë

Procesi i Vetingut i cili po nxjerr nga sistemi një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh, është i bazuar mbi tre elementë themelor, kontrollin e pasurisë, edukimin dhe kontrollin e integritetit profesonal, që nënkupton mënyrën se si ke gjykuar dhe je sjellur në sistem këto vite.

Rezultatet edhe kështu impresionuese të Vetingut, duket se po mbështeten më shumë tek kontrolli i pasurisë dhe fare pak, ose aspak, tek dy elementët e tjerë që janë shumë të rëndësishëm në figurën e një njeriu të drejtësisë. Sidomos pjesa e integritetit profesional dhe mënyrës se si ai ka gjykuar.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar deri tani, në fakt janë rrëzuar vetëm nga deklarata e pasurisë  edhe ajo, jo aq shumë e hetuar, por më shumë e lexuar nga Inspektoriati I Deklarimit të Pasurisë.

Nuk ka dyshim që ne kemi gjyqtarë të pasur dhe prokurorë akoma më të pasur, dhe se të ardhurat dhe pasuria e tyre reale nuk është fare ajo që figuron në letra. Fakti që edhe ajo që figuon ka probleme, do të thotë që ata, as për letrat nuk kanë bërë kujdes.

Por një reformë reale në sistemine  drejtësisë, do të kishte shumë herë më tepër besueshmëri sikur të skualikuarit të ishin nga rradhët e atyre që kanë pas probleme me proceset e gjykuara. Kjo mbi të gjitha për shumë nga proceset politike të zhvilluara në vite dhe që janë një nga frymëzimet e shoqërisë shqiptare kundër sistemit drejtësisë.

Fjala vjen gjyqtarët që kanë gjykuar dhe mbyllur dosjen e 21 Janarit edhe sikur të jenë asketë dhe të rrojnë me rrogën e shtetit, nuk duhet të jenë në sistem, pasi janë bashkpunëtorë të një krimi shtetëror. Gjyqtarët që mbyllën Gërdecin si aksident teknologjik dhe “nuk gjetën” as faksin e të birit të kryeministrit, as lutjet e Ministrit të drejtësiëë që ta shikonte “Memon” para se të firmosej, as 42 hyrje daljet në muaj, tek ministri I Mbrojtes, ata që mbyllën me procedure çështjen e Fatmir Mediut e Lulzim Bashës dhe të tjera histori të dukshme politike, natyriosht që për para pasurisë duhet tu hetohet integriteti profesional. Ata që liruan trafikantë droge nga Turqia pasi kishin bërë kërdi me gjyqe politike, ata që pasi shërbenin politikisht si në rastin e zgjedhjeve të vjedhura në Tiranë, pastaj kishin leje të bëheshin milionerë, duhen gjykuar padiskutim si gjyqtarë e prokurorë pa integritet para se të gjykohen si njerëz të pasur.

Skualifikimet e deritanshme përveç një rasti dënimi në Itali, bazohen tek statistika të thata pasurie bazuar vetëm mbi mospërputhje nga disa grafikë shterpë që injorojnë realisht dinamizmin e pasurimit informal të shqiptarëve në vite. Ky ndëshkim , edhe pse është brenda ligjit, duket si shumë rrugë e thjeshtë dhe e përciptë për të reformuar sistemin. Është pak a shumë si në rastin e Al Kapones që e dënuan për pak dollar taksa, ndërkohë kish vrarë me dhjetra.

Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, nuk I kanë fshehur gjurmët si Al Kapone. Ata janë si Saliu, që vret dhe mburret që ka vrarë. Dhe ata janë mburrur për ato gjyqe që kanë bërë, pasi për shkak të atyre, pastaj kanë pas leje të bëhen miliardierë. Por jo miliardierë si në ato letrat pa mendje që kanë dorzuar në ILKPD. Ata kanë më shumë se aq , shumë here më shumë se aq, por nuk do tia vlente ti ndëshkoje vetëm për ato, por  më shumë për arsyet, pse u lanë të bëhen milionerë U lanë se shërbyen dhe duhen spastruar në rradhë të parë si shërbëtorë të pushteteve dhe jo të drejtësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 07/08/2018 08:20

    O Mero ju i dini te gjitha e njihini mire artur.malaj edhe Artan hoxha e di mire e sflisni per te se ju ka zene frynen mire ju jeni pa moral

    Përgjigju
  • Taipi: 31/07/2018 13:43

    Bravo Mero! Nuk eshte veting vetem hetimi I te ashtuquajtures pasuri! Keto shushunja, bashke me krokodilet e politikes, jo para e vila qe kane shume e shume me teper sa dalin aty, por thelbi eshte integriteti, dinjiteti dhe patertia e ndershmeri e tyre profesionale! Une kam patur gjyqe civile e penale ne kete system. Kam pare jo gjyqtar, por kriminel te akullt, hyena te paskrupullta! O zot nuk ju besoja syve dhe vesheve! Gjyqtaret civil: kam ne dore vendime gjykate qe edhe sekretari I organizates baze te parties se enverit do behej xheloz po ta lexonte! Te tmerrshem dhe te pabesueshem! Keshtuqe gjyqtaret e Gerdecit, 21 janarit, te rruges se kombit te lulushit, etj, etj, as qe duhen futur fare ne veting sepse tek ata as qe behet fjale per integritet dhe moral professional, por une do I relatoi komisionit edhe vendimet e gjyqeve te mia, qe per nga permasat dhe efekti public nuk afrohen me ceshtjet e permendura, por si tregues te profesionalitetit jane te pabesueshme po te behen publike... Eh... lodhemi kot....

    Përgjigju
  • opsional: 31/07/2018 11:37

    Tamam gjarper qe ka po aq vite sa edhe ata te cilet akuzon e helmon pas shpine, sic i ka "hije" vetem gjarperit, qe zvarritet neper token shqipetare.

    Përgjigju
  • Luani: 31/07/2018 10:31

    Plotesisht dakort me kete shkrim dhe diagnostikim te bere nga Mero Baze,i cili si gjithmone eshte si barometer per gjykime dhe analiza te shendosha.Pasuria e deklaruar prej ketyre skiftereve te drejtesise dhe sherbetoreve te politikes.sidomos te dyshes BB apo te katershes,duke futur brennda dhe ciftin e shquar presidencial me dhembe krookodili e helm gjarperi,eshte vetem ana formale e tyre.Demin me te madh ata e kane bere me vendimet e tyre skandaloze,me urdher te politikes,per te hapur rrugen,qe me pas te perfitojne poste dhe te drejten qe ne varesi te xhepit e interesit te tyre,te japin vendime,pavaresisht se kush ka apo nuk ka te drejte.Dhe per keto vendime kane pasur pas tyre ombrellen e mafjozit kriminel Sali Berisha,se pari,e pas tij te tjeret,Lyl hollandezin,like 7%-shin,Mona kokainen etj etj.Dhe per kete ata duhet te kalojne vetingun,ne radhe te pare,e me pas per anen formale te pasurise se tyre...

    Përgjigju
  • Talenti: 31/07/2018 10:01

    te gjithe do te ndeshkohen.. jemi tallur me Zoterine Spartak Ngjelen.. cfare flet po del e vertet

    Përgjigju
  • Ledi: 30/07/2018 22:52

    Po dhe Ata qe Kane nga 100 milion e lart,po kalojne se po e lyejne rroten. Keshtu thone gojet e liga

    Përgjigju
  • Lulushi ta mbushi: 30/07/2018 22:07

    Do vije dita qe do kafshosh vehten the do ngordhesh per dy minuta...atehere do kuptosh sa gjarper i efektshem je...

    Përgjigju
    • Nati: 31/07/2018 07:58

      Analize e sakte, si gjithmone zoti Baze, faleminderit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'