Kundërshtoi efektivët e policisë pasi i kërkuan të lëvizë makinën se e kishte parkuar gabim, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

Kundërshtoi efektivët e policisë pasi i kërkuan të lëvizë makinën se e kishte parkuar gabim, arrestohet 24-vjeçari në Shkodër

SHKODËR- Një i ri është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët të cilët i kërkuan që të lëvizë makinën pasi e kishte parkuar gabim. Policia thotë se ka arrestuar 24-vjeçarin K.K, banues në Vaun e Dejës.

‘Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer veprimet procedurale dhe në vijim të tyre është kapur dhe është vënë në pranga shtetasi K. K., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të cilët i kanë kërkuar të lëvizë automjetin e parkuar në kundërshtim me rregullat.’- njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/09/2023 01:22

    Ketu ku jetoj une,te vene gjoben,por kur eshte njoftuar se do te pastrohet rruga,apo ka bore e duhet qe te gjithe makinat te parkojne nga nje ane,apo eshte vend me parkim me orar te caktuar,ose ku nuk lejohet fare dhe e thyen rregullin,policia i bie borise qe t'a heqesh,nese nuk ka reagim t'a marrin makinen e t'a shpien ne disa vende te caktuara ku duhet t'i terheqesh kundrejt nje pagese te detyrueshme me ligj.

    Përgjigju
  • Polic #: 17/09/2023 15:04

    Nëse makina është e parkuar gabim, policët kanë të detyrim të kërkojnë dokumentet dhe të vendosin gjobën deri në maksimum dhe jo t'i kërkojnë qytetarit të lëvizë makinën. Kjo gjobë pastaj duhet të përsëritet sa herë që ata ia kërkojnë që të lëvizë makinën. Pse duket t'i kërkojë polici një qytetari të ndreqë kundërvajtjen ?! Pse policët e Shkodrës u bien sirenave për të larguar makinat e parkuara gabim duke shqetësuar njerëzit në zonat urbane ku është e ndaluar ti biesh borisë?!

    Përgjigju
    • Refugjati: 17/09/2023 15:35

      Ke shume te drejt sepse policet duhet te zbatojne ligjin dhe Jo te lusin shkelsit,t'i bien sirenave sikur kemi ne alarm,vendors gjoben edhe je ne rregull.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika  si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore