Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia pasi ke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë në Tiranë. Sakaq gjatë kontrollit, 25-vjeçarit me iniciale A.S iu gjet lëndë narkotike.
‘Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., 25 vjeç, sepse ka kundërshtuar me dhunë për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi sasi me lëndë narkotike kanabis.’- njofton policia.