Policia e Elbasanit ka arrestuar 4 persona për kundërshtim të forcave të policisë. Policia e Gramshit arrestoi në flagrancë shtetasit Zmain Menko 25 vjeç,  Nertil Zani 27 vjeç, dhe Kristi Dragoti 23 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në pedonalen e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të një aktiviteti festiv kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme "Shqiponja", gjatë ushtrimin të detyrës.

Sakaq edhe një 30-vjeçar, Edison Kaçaniku, është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", " Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe e municionit" dhe "Shkatërrimi i pronës".

Me datë 16.07.2020, në lagjen "28  Nëntori", policia i ka bërë shenjë ndalimi mjetit tip "Fiat", me drejtues shtetasin Edison Kaçaniku dhe pasagjer shtetasin J. Xh.( i cili është arrestuar më parë).

Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por janë larguar me shpejtësi dhe në ecje e sipër kanë hedhur nga dritarja e mjetit të tyre një send të fortë duke e dëmtuar mjetin e Policisë. Në tentativë për t’u larguar kanë hedhur në rrugë dhe një armë zjarri pistoletë.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.