Këto pamje vijnë nga Laguna e Kune-Vainit në Lezhë. Ky rezervat natyror është "pushtuar" nga flamingot shpend migrator, që zakonisht vërehen në vjeshtë, por për shkak të klimës së butë dhe ushqimit të bollshëm po qëndrojnë edhe gjatë dimrit.
Prania e flamingove, pelikanit kaçurrel dhe shpendëve të tjerë në Lagunën e Kune-Vainit, tregon se kjo zonë e mbrojtur ka kapacitete mbajtëse dhe fuqi ripërtëritëse, thotë eksperti i Mjedisit Jak Gjini.
Kune-Vaini i ruan vlerat natyrore të trashëguara dhe shumëllojshmëria e habitateve ofron strehë për 200 lloje shpendësh, ndërsa spektakli që po dhurojnë flamingot në këtë periudhe të vitit po tërheq vëmendjen edhe të shumë vizitorëve.
Komente









