Përbërësit:
500 gr kunguj
500 gr kos
3 thelpinj hudhër
Kripë
Vaj vegjetal
Bimë aromatike
Përgatitja:
Pastrojmë kungujt, qërojmë lëkurën hollë, i kriposim dhe i skuqim në vaj vegjetal. Tek kosi shtojmë hudhrat e prera imët dhe kripën. E trazojmë dhe në fund vendosim kungujt. E lemë taratorin në frigorifer dhe më pas e shërbejmë sipas dëshirës me bimë aromatike.
Komento