Në bazë të kuotave që ka publikuar ministria e arsimit, në Universitetin e Tiranës, fakulteti që ka më shumë kuota të paplotësuara është ai i drejtësisë me 85 të tilla, ndërkohë që shumica e kandidatëve që janë shpallur jo fitues kanë më shumë shanse në universitetet e rretheve, aty ku dhe numri i kuotave bosh është më i lartë. Sipas udhëzimit të MAS, kandidatët kanë të drejtë të aplikojnë deri në datën 20 ndërkohë që fituesit e kësaj faze do të shpallen në datën 23 tetor, ndërkohë që autoritetet e arsimit bëjnë me dije se kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet, si në universitetet publike dhe ato private.
/Shqiptarja.com












