Kuotat e masterit, reagon Tafaj: 
Rregjistrimet janë hapur në privat

Kuotat e masterit, reagon Tafaj: <br />Rregjistrimet janë hapur në privat
"Mijëra studentë presin të fillojnë studimet Master në universitetet publike!

Po ikën edhe tetori dhe Qeveria Rama nuk po miraton kuotat e studimeve të ciklit të dytë "Master i shkencave" dhe "Master profesional" në universitetet publike. Universitetet publike nuk mund të fillojnë pranimet e studentëve. Deri tani vetëm shkollat e larta private kanë filluar pranimet për studimet Master.

Me këtë vonesë të paprecedentë në miratimin e kuotave nga Qeveria Rama, mësimi për ciklin e dytë fillon jo më herët se në mes të muajit dhjetor, cka përbën një deformim flagrant të vitit akademik.

Viti akademik duhet të kishte filluar më 12 tetor edhe për studimet e ciklit të dytë, sepse ai ka të njëjtën kohëzgjatje dhe, nga ana tjetër, edhe këto studime janë me kohë të plotë.

Nuk ka asnjë arsye objektive për një vonesë kaq të madhe të miratimit të kuotave për studimet Master, sepse universitetet publike i kanë dërguar MAS propozimet e tyre që në qershor-korrik.

Në vitin 2013 kuotat e studimeve të ciklit të dytë janë miratuar në javen e parë të shtatorit. Përse po vonohet miratimi i kuotave? Cfarë kalkulimesh po bëhen, ulje kuotash? rritje tarifash? mbyllje selektive programesh të ciklit të dytë të studimeve në universitetet publike? C'është kjo heshtje e pergjithshme ne dem te studenteve?!

Shumë të rinj, që kanë përfunduar studimet Bachelor në universitetet publike, janë të pasigurtë nëse do të miratohen kuota të mjaftueshme për studimet Master dhe nëse do të rriten prapë tarifat e studimeve!", shkruan Myqerem Tafaj.



Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos