Kuotat e plota e si do përzgjidhen
fituesit, sa ndikon mesatarja/Lista
PDF/Lista me kuotat e Fakulteteve

Kuotat e plota e si do përzgjidhen<br />fituesit, sa ndikon mesatarja/Lista<br />PDF/Lista me kuotat e Fakulteteve
Universiteti i Tiranës ka publikuar kuotat dhe kriteret se si do të përzgjidhen studentët e rinj. Secili fakultet ka miratuar kuota të veçanta. Fakulteti i Drejtësisë do të pranojë 660 studentë të rinj, fakulteti i Ekonomisë 1178 studentë, fakulteti i Histori-Filologjisë 630 të rinj, fakulteti i Gjuhëve të Huaja 830 studentë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 1268 studentë dhe Fakulteti i Shkencave Sociale 620 maturantë. Në total në Universitetin e Tiranës do të pranohen 5128 studentë të rinj. Bashkë me kuotat senati i këtij Universiteti ka miratuar edhe kriteret e pranimi, ku 50% e përbën mesatarja dhe 50% nota e grup lëndëve që ka miratuar secili fakultet.

Mesatarja
Pra Universiteti i Tiranës ka përcaktuar dy mesatare për përzgjedhjen e studentëve, ku më kryesorja është mesatarja e përgjithshme. Tek mesatrja e grup-lëndëve llogaritet nota e secilës lëndë. Përshembull tek dega e Italshtes, formula e pikëve do të jetë 50% e mesatares dhe 50% do ta ketë nota e lëndëve: Gjuhë e huaj e pare, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Qytetari, Arte, Gjuhë e huaj e dytë/karriere dhe aftësimi për jetën. Nota e secilës nga këto lëndë përbën 10% të formulës së pikëve.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump

Kosovarët e duan Harris e serbët Trump