TIRANE - Universitetet publike do të pranojnë 9 për qind studentë më shumë në vitin akademik 2013-2014 krahasuar me vitin që shkoi.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit rritja më e madhe do të bëhet për degët më të kërkuara, siç janë dega e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, të cilat do pësojnë rritje deri në 50 kuota më shumë se vitin e shkuar.
Universiteti Politeknik ka kërkuar të pranojë këtë vit akademik në të gjitha ciklet e studimit 3508 studentë, bashkë me trojet. Degët prioritare mbeten Teknologjia e Informacionit dhe ato të Arkitekturës, të kthyer tashmë në fakultet.
Arkitektura do të pranojë 160 studentë, ndërsa pritet të nisin studimet për Urbanistikë 110 studentë. Ndërsa Universiteti i Tiranës ka propozuar 5203 kuota për studentët e ardhshëm.
Ndërsa në Fakultetin e Ekonomisë, në ndryshim nga vitet e mëparshme, disa degë do të kenë ulje të kuotave të pranimeve për vitet e para në sistemin me kohë të plotë me rreth 250 studentë. Propozimet e bëra nga MASH, prite t’i kalojnë Këshilli të Ministrave për të miratuar vendimin.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com