Algjeria ka siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës, falë një fitoreje minimale 1-0 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në raundin e 1/8-ave. Një ndeshje e luftuar deri në sekondat e fundit u vendos vetëm në kohën shtesë, ku Adil Boulbina u shndërrua në heroin e takimit me golin e shënuar në minutën e 119-të.

Biletën e mbetur për në çerekfinale e siguroi edhe Bregu i Fildishtë që mundi 3-0 Burkina Fason. Diallo, Diomande dhe Toure shënuan për Bregun e Fildishtë, që gjen në fazën e radhës ekipin e Egjiptit.

Kupa e Kombeve të Afrikës, ndeshjet çerekfinale:

9 janar

Mali - Senegal

Kamerun - Marok

10 janar

Egjipt - Bregu i Fildishtë

Algjeri - Nigeri