Kupa e Amerikës/ Brazil-Peru, 'seleço' me statistika të frikshme para finales

Kupa e Amerikës/ Brazil-Peru, 'seleço' me statistika të frikshme para finales

Në stadiumin ‘Maracana’ të Rio De Janiero-s do të luhet sonte në orën 22:00 finalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë. ‘Seleçao’ shihet si shumë e avantazhuar jo vetëm se luan në shtëpi, por edhe për faktin se në ndeshjet e grupit e mposhti Perunë me shifrat e thella 5-0.

Brazili sonte do të synojë të fitojë për herë të 9 trofeun e Kupës së Amerikës, ndërkohë që 8 herë është mposhtur në finale. Për Perunë kjo është herë e parë që shkon në finale që prej vitit 1975, ndërsa në historinë e saj e ka fituar dy herë kompeticionin.

Edhe statistikat e tjera flasin për Brazilin që ende nuk ka pësuar asnjë gol në Kupën e Amerikës, ndërsa në 4 ndeshjet e fundit të zhvilluara kanë një mestare të realizuari 2.5 gola për ndeshje. Sa i përket formacionit trajneri Tite pritet të rikthejë nga minuta e parë mbrojtësin e majtë Filipe Luis, i cili kundër Argjentinës mungoi për shkak dëmtimi. Në dyshime po për shkak dëmtimi janë Richarlson dhe Fernandinho, për të cilët do të pritet minuta e fundit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje