Të enjten u zhvilluan tetë gjymëfinalet play-off të Kupës së Botës 2026, për zonën evropiane. Dy sfida shkuan me shtesë dhe u vendosën nga penalltitë, ndërsa Kosova dhe Italia janë në garë për një vend në finalet e Botërorit. Të martën luhen ndeshjet finale të play-off-it.

Kosova fitoi 3-4 në Bratislavë kundër Sllovakisë dhe më 31 mars pret Turqinë në Prishtinë. Në Bergamo, Italia fitoi 2-0 me golat e Tonalit dhe Kean në pjesën e dytë kundër Irlandës së Veriut dhe të martën luan kundër Bosnjës në Sarajevë. Këta të fundit kaluan pas penalltive Uellsin.

Çiftet finale të play-off-it janë; Bosnjë dhe Hercegovinë vs Itali, Suedi vs Poloni, Kosovë vs Turqi, Çeki vs Danimarkë.

Gjysmëfinalet play-off të Kupës së Botës 2026:

E enjte, 26 mars 2026

18:00 Turqi 1-0 Rumani

20:45

Çeki 2-2 Irlandë (Çekia fitoi 4-3 pas penalltive)

Danimarkë 4-0 Maqedonia e Veriut

Itali 2-0 Irlanda e Veriut

Poloni 2-1 Shqipëri

Sllovaki 3-4 Kosovë

Ukrainë 1-3 Suedi

Uells 1-1 Bosnjë dhe Hercegovinë (Bosnja fitoi 2-4)

Ndeshjet finale të play-off-it, 31 mars 2026:

Bosnjë dhe Hercegovinë vs Itali

Suedi vs Poloni

Kosovë vs Turqi

Çeki vs Danimarkë